• Tirane, kerkohet Specialist Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Qendra Tregëtare Tirana Ring Center kerkon te punësoje: “Specialist Finance”.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Regjistron fatura e shitjeve dhe blerjeve për shpenzime dhe të ardhura, dhe kryen kontabilizimin e sakte të tyre;
  • Regjistron veprimet të magazinës, realizon rakordimet në lidhje me lëvizjet e materialeve;
  • Realizon kontroll të detajuar të shpenzimeve & të ardhurave mujore të realizuara;
  • Kryen rakordime me bankat, balancat e llogarive mujore, kontroll saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet;
  • Kryen deklarime fiskale mujore (sigurime shoqërore e shëndetsore, TVSH, tatim Burim, tatim fitim, deklarim librash shitje e blerje) e cdo deklarim tjetër;
  • Harton listëpagesën e punonjësve te kompanisë;
  • Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve / nënkontraktorëve. Plotesimi i urdhërpagesave;
  • Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjecare;
  • Detyra të tjera qe i ngarkohen brënda profilit nga eprori i linjës;


Kriteret:

  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike, preferohet në Financë-Kontabilitet
  • Të ketë përvojë pune minimalisht 4 vjet
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune mbi 4 vite.
  • Kandidati duhet te demonstroje ndershmeri dhe integritet, dhe organizim te strukturura te proceseve te punes.


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne gjuhen Shqipe me Fotografi në adresën elektronike: hr@ring.al deri ne daten 15.11.2023.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.
 


Apply
Back
Top