• Tirane, kerkohet Specialist Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist Finance
Hapur më:
E vlefshme deri më:
Emri Kompanise:
10 Korrik 2025
25 Korrik 2025
ECFA Sh.a

Rreth nesh


ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist Finance.

Përshkrimi i detyrave
  • Përgatit e-faturat mujore të qerasë, agjentëve (vetëm për individët). (çdo ditë)
  • Aprovon faturat e fiskalizuara në sistemin Bilanc pas aprovimit të faturave në DMS. (çdo ditë)
  • Pergatit CF forecast për planifikimin e pagesave javore, kuadrimin e pagesave. (çdo te hënë)
  • Ekzekuton pagesat ndaj të tretëve pas aprovimit të faturave në DMS. (çdo ditë)
  • Kontrollon faturimet, pagesat e faturimeve dhe detyrimet mujore të OSSHE-së dhe UKT-së. Njofton per ndjekjen e rasteve specifike për pajisjen me faturimet e munguara. (çdo muaj)
  • Regjistrim te faturave të blerjes në sistemin e kontabilitetit të grupit dhe taksave. (çdo ditë)
  • Mirëmban, regjistron dhe kuadron taksat bashkiake të kompanisë. (çdo muaj)
  • Kontrollon autorizimet bankare për heqje ose dhënie të drejtash në llogaritë e kompanisë. (çdo muaj)
  • Arka Fiskale – pagesat e agjentëve. (çdo muaj)
  • Hapjen e task në DMS për faturat e qërave në fillim të muajit. (çdo muaj)
Kërkesat kryesore
  • Niveli i lartë arsimor, mundësisht master në Financë – Kontabilitet ;
  • Njohuri të avancuara dhe të thella të sektorit bankar/mikrofinanciar;
  • Njohuri të mira të qeverisjes së korporatës, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi;
  • Së paku 2-4 vite përvojë pune në sektorin bankar/mikrofinanciar;
  • Aftësi të avancuara analitike, zgjidhje të problemeve;
  • Njohuri të mira të mjedisit mikrofinanciar në Shqipëri, duke përfshirë performancën e industrisë;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe komunikimit
  • Aftësi për të kryer dhe menaxhuar nën presion dhe afate;
  • Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.
Benefitet
ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.
ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:
Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat
Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/8baa8606-7dc5-48b2-83e8-0bccf0ecb7cd
 


Apply
Back
Top