Tirane, kerkohet Menaxhere Shitjesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
HR Studio në kërkim të një Menaxhereje Shitjesh që di të ndërtojë strategji, marrëdhënie të forta me klientët dhe të kthejë komunikimin në rezultate konkrete. Nëse je energjike, ambicioze dhe ke pasion për shitjet, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Detyrat Kryesore:
- Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe potencialë
- Identifikon mundësi të reja shitjeje dhe kontribuon në rritjen e biznesit
- Prezanton produktet/shërbimet në mënyrë profesionale dhe bindëse
- Ndjek procesin e shitjes nga kontakti fillestar deri në finalizim
- Përgatit oferta dhe negocion me klientët
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për realizimin e objektivave
- Raporton periodikisht mbi performancën dhe rezultatet e shitjeve
- Ndjek trendet e tregut dhe konkurrencën
Kriteret:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje ose menaxhim klientësh
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
- Prezencë profesionale dhe energji pozitive
- Aftësi organizative dhe orientim ndaj objektivave
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
- Patentë B përbën avantazh
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
Çfarë Ofrojmë:
- Ambient profesional dhe motivues
- Mundësi reale zhvillimi në karrierë
- Pagesë fikse + bonuse mbi performancën
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme
- Bashkëpunim afatgjatë
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
Apply WhatsApp