• Tirane, kerkohet Manovrator per eskavator me goma

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer | Manovrator | Vinc | Fadrom | Eskavator
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Manovrator ".


Detyrat:

  • Duhet të njohë dhe të ndjekë rregullat e sigurisë në punë;​
  • Të ndërmarrë veprime për të shmangur rreziqet ose pengesat, si p.sh. vijat ndihmëse, pajisjet ndihmëse;​
  • Kontrollon furnizimin me karburant për të siguruar disponueshmërinë e përshtatshme të mjeteve;​
  • Kryen riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, realizon rregullime emergjente ose asiston në riparimet kryesore, kur është e mundur;​
  • Mban të dhëna mbi materialet dhe pajisjet e përdorura, si dhe problemet e hasura gjatë procesit të punës;​

Kualifikimet:

  • Kandidatët duhet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në pozicione të ngjashme​
  • Të disponojë Dëshminë e Manovratorit (e detyrueshme)​
  • Mosha e kërkuar: deri në 50 vjeç​
  • Të jetë i disponueshëm për të punuar edhe jashtë orarit, kur të jetë e nevojshme​
  • Të jetë korrekt dhe të përmbushë me përgjegjësi të plotë detyrat e deleguara nga drejtuesi përkatës​

Përfitimet:
  • Paga konkurruese dhe e kënaqshme.​
  • Kontratë pune e rregullt dhe e qëndrueshme​
  • Ambient pune serioz dhe mbështetës​
  • Mundësi rritje profesionale​
  • Mundësi promovimi brenda grupit​

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Tel.: 067 206 4428

Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top