• Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Eksperienca
vetem me eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë një Inxhinier Elektrik për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për proceset dhe aktivitetet qe lidhen me zhvillimin e projekteve elektrike.
  • Harton skema elektrike dhe dokumentacionin teknik për projektet.
  • Mbikëqyrë punimet elektrike në terren dhe siguron zbatimin sipas projektit.
  • Bashkëpunon dhe koordinon me stafin inxhiniero-teknik pergjegjes të klientit.
  • Koordinon, ndjek në vijimësi, monitoron kontratat për realizimin (design work) e projekteve elektrike nga palë të treta.
  • Siguron përputhshmërinë me normat dhe rregulloret e sigurisë elektrike.
  • Merr ne dorezim, miraton, apo asiston ne pergatitjen e “as-built” drawings.
  • Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit të dorëzimit të punimeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme (preferohet master).
  • Minimumi 7 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi të forta analitike dhe problem-zgjidhëse, me fokus në menaxhimin dhe zbatimin efikas të projekteve.
  • Aftësi komunikimi, për drejtimin e grupeve të punës dhe koordinimin me bashkëpunëtorë e klientë.
  • Përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë, me orientim drejt rezultateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm profesional.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune dinamik dhe kreativ.
  • Mundësi për rritje profesionale.
  • Trajnime të vazhdueshme
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top