• Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik / Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
HR Studio është në kërkim të një profesionisti për pozicionin Inxhinier Elektrik / Mekanik, të fokusuar kryesisht në mirëmbajtjen dhe funksionimin e makinerive industriale.
Pozicioni kërkon një profil praktik dhe teknik, me fokus në diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:​

  • Kryerja e mirëmbajtjes periodike parandaluese dhe korrigjuese të makinerive
  • Diagnostikimi dhe identifikimi i defekteve mekanike dhe elektrike
  • Ndjekja dhe monitorimi i funksionimit të pajisjeve industriale
  • Ndërhyrja në kohë për zgjidhjen e problematikave teknike
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për minimizimin e ndalesave operative
  • Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike dhe ndërhyrjeve të kryera
  • Kujdesi për respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë në punë
  • Propozimi i zgjidhjeve për përmirësimin e performancës së makinerive

Kualifikimet e kërkuara:​

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje industriale ose mirëmbajtje makinerish
  • Njohuri praktike mbi sistemet elektrike dhe mekanike industriale
  • Aftësi në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike
  • Aftësi organizative dhe punë në grup
  • Përgjegjshmëri dhe gatishmëri për ndërhyrje operative

Ofrohet:​

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Trajnime dhe mbështetje teknike
  • Kushte të mira pune
📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top