• Tirane, kerkohet Financiere / Menaxhere Zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht

Pozicioni: Financiere / Menaxhere Zyre​

Kompania: esaving
Vendndodhja: Prush - Kombinat
Orari: Full-time

Përshkrimi i Pozicionit

esaving me fokus panelet fotovoltaike, per Zyrat e reja, kërkon një Financiere me rol të dyfishtë edhe si Menaxhere Zyre,
e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e proceseve financiare të kompanisë,
si dhe për organizimin dhe administrimin e përditshëm të zyrës. Kandidatja ideale është e organizuar, e saktë, me aftësi të mira komunikuese dhe menaxheriale.

Përgjegjësitë Kryesore

Detyra Financiare:

  • Menaxhimi i arkës, faturimeve dhe pagesave
  • Regjistrimi i shpenzimeve dhe të ardhurave
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore
  • Ndjekja e detyrimeve financiare ndaj furnitorëve dhe klientëve
  • Bashkëpunimi me kontabilistin e jashtëm për deklarime dhe mbyllje mujore/vjetore
Detyra si Menaxhere Zyre:
  • Organizimi dhe menaxhimi i aktiviteteve të përditshme të zyrës
  • Koordinimi i dokumentacionit administrativ
  • Menaxhimi i komunikimit (telefonata, email, korrespondencë)
  • Mbështetje administrative për stafin dhe menaxhmentin
  • Kujdesi për rendin, furnizimet dhe funksionimin e përgjithshëm të zyrës
Kualifikimet e Kërkuara
  • Diplomë në Financë, Ekonomi
  • Eksperiencë e mëparshme në financë dhe/ose administratë (përparësi)
  • Njohuri të mira të Excel dhe programeve financiare
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe
  • Saktësi, korrektësi dhe etikë profesionale
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në shqip (anglishtja përparësi)

Çfarë Ofrohet:

  • Ambient pune profesional dhe mbështetës
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Pagë konkurruese sipas eksperiencës
  • Stabilitet dhe mundësi rritjeje brenda kompanisë
📩 Aplikimi:
Të interesuarat janë të lutura të dërgojnë CV-në në: artan.bytyci@gealan.al ose +355 69 603 7253
 


Apply WhatsApp
Back
Top