• Tirane, kërkoj pune kërkoj pune turni II Konsulente Shitje

Tirane
Tipi
  1. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  2. Sherbim Klienti
  3. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Klimateknika TB2 sh.p.k. Është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.
* * *
Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit, Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me: Konsulent Shitje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Pritja dhe përshëndetja e klientëve në showroom dhe përqasja e tyre me respekt dhe kujdes;
  • Prezantimi i produkteve në mënyrë të qartë duke përfshirë specifikat teknike, karakteristikat kryesore dhe kushtet e montimit;
  • Përgjigja efikase dhe të shpejtë në rrjetet sociale dhe në telefon, duke siguruar informacionin e nevojshëm dhe shërbyer si burim i besueshëm për klientët;
  • Koordinimi i kthimit të pergjigjeve në telefon fiks dhe celular në kohë reale për të plotësuar nevojat e klientëve;
  • Përgatitja dhe dërgimi i preventiveve në Excel tek klientët;
  • Hedhja e porosive në sistemin Odoo pas konfirmimit të tyre, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të informacionit dhe përpunimin e tyre efikas;
  • Koordinimi me grupin teknik për planifikimin dhe realizimin e montimit të produkteve të hedhura në grafik, duke siguruar që procesi të jetë i koordinuar me klientin;
  • Ndjekja dhe konfirmimi i pagesave gjatë procesit të montimit për të siguruar që të gjitha transaksionet të jenë të drejta dhe të realizohen me sukses;
  • Plotësimi i raportit të punës në fund të çdo dite, duke përfshirë detyrat e kryera dhe ato të lëna pezull për të ruajtur transparencën dhe përgjegjësinë në punë;
  • Monitorimi i konfirmimit të marrjes së garancisë nga klienti dhe ngarkimi i fotos së garancisë me firmën e klientit në sistem;
  • Koordinim me teknikun që mbas cdo montimi klienti të firmosë dhe të ruajë me fotografi dokumentacionin e nevojshëm për të raportuar tek shitja;
  • Bashkëpunimi me personat përgjegjës të departamentit për të zgjidhur çdo paqartësi ose problem që mund të lindë gjatë procesit të shitjes;

Kualifikimet:
  • Diplome Bachelor Administrim Biznes, Ekonomik etj…
  • Të zotëroj programet bazë të kompjuterit;
  • Aftësi të mira të gjuhës Angleze.
  • Aftësi të mira analitike, koordinuese dhe organizative.
  • Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në menyrë të pavarur;
  • Fleksibël në orare;
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:burimet.njerezore@klimateknika.al me subjekt “Konsulent Shitje” ose kontaktoni në numer celular 0688084154.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Cel. : +355 68 808 4154
 


Contact WhatsApp
Back
Top