• Tirane, jepet me qera Vile 4+1+Aneks+Ballkon Kati 3, 815 m² 9.000 € (Rezidenca Rolling Hills)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
815 m²
Nr dhoma
4+1
Kati
Kati 3
Cmimi Euro
9000
Per Qira: Vilë Luksoze SMART në Rezidencën Ekskluzive Rolling Hills 9,000 € /Muaj

Ju prezantojmë këtë vilë madhështore dhe inteligjente, të pozicionuar në Rezidencën Rolling Hills, një nga komunitetet më të njohura dhe autentike për stilin unik të ndërtimit dhe standardet e larta të jetesës. Rezidenca ofron një kombinim të harmonishëm mes arkitekturës bashkëkohore dhe përkujdesjes ndaj mjedisit, duke krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt, me ajër të pastër dhe privatësi absolute.

Karakteristikat kryesore të vilës:
• Sipërfaqe trualli: 815 m²
• Sipërfaqe ndërtimore: 410 m², e organizuar në tre kate
• Pishinë private dhe oborr të bollshëm për relaks dhe evente familjare
• Parkim i garantuar për komoditetin tuaj
• SMART Home System: kontroll i ndriçimit, klimës dhe sigurisë përmes teknologjisë më të fundit
• Mobilim ekskluziv nga arkitekt italian: çdo detaj është përzgjedhur me kujdes për të ofruar estetikë dhe funksionalitet maksimal
• Mobilie dhe pajisje elektroshtepiake të markave prestigjioze italiane, të cilat garantojnë cilësi dhe jetëgjatësi

Organizimi i brendshëm:

Kati nëntokë:
Dhoma gjumi me tualet, lavanderi, depo dhe dhomë teknike për sistemin e ngrohjes dhe ujit të pishinës. Hapësira ofron mundësinë për krijimin e një palestre apo ambienti rekreativ.
Kati përdhe:
Korridor i bollshëm që të çon në kuzhinën e veçuar dhe ambientin e ngrënies, me pamje të mrekullueshme nga kopshti privat. Soxhorno e madhe me oxhak dhe dy kënde qendrimi, ideale për pritje dhe relaks.
Kati i parë:
Tre dhoma gjumi të pajisura me garderobë dhe dy tualete moderne. Veranda me orientim të favorshëm ofron pamje spektakolare dhe intimitet maksimal.

Pse të zgjidhni këtë pronë?
Kjo vilë është një mundësi e rrallë për ata që kërkojnë luksin, komoditetin dhe qetësinë në një nga rezidencat më elitare të zonës. Mobilimi me arkitekturë italiane dhe teknologjia SMART krijojnë një përvojë të jetesës ekskluzive dhe të avancuar. Vendndodhja strategjike dhe ndërtimi cilësor e bëjnë këtë pronë një investim të sigurt dhe një vendbanim ideal për familje që duan një stil jetese të veçantë.

Adresa: Rolling Hills
Dokumentacioni: Me Hipotek
Id Prone: Impact111090


Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni!

Cel. : +355686039100
 


Contact WhatsApp
Location information
address
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore, Tirane, Shqiperi
Back
Top