Tirane, jepet me qera Vile 3 Katshe Kati 0, 535 m² 3.500 € (Selite)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
- Vile
- Siperfaqja m²
- 535 m²
- Nr dhoma
- 5+1
- Kati
- Kati 0
- Cmimi Euro
- 3500 €
Vile 4 kateshe me qira, totalisht e investuar, prane universitetit "Marin Barleti", Selite! Ne nje zone lehtesisht te aksesueshme te Tiranes, fare prane unazes se madhe, zone e cila pervec aksesit direkt me rruget kryesore ofron dhe te gjitha facilitetet per nje jetese komode. Kjo vile ka nje siperfaqe trualli prej 300m2 dhe siperfaqe totale ndertimi prej 535m2, e organizuar ne 4 kate te ndare nga njeri tjetri. Siperfaqja totale e viles eshte e organizuar ne menyre te tille: - Kati perdhe (Kati 0) me nje siperfaqe totale 121.5m2, e pershtatur ne forme holli, e gjitha "open space", - Kati i pare me nje siperfaqe prej 137.5m2, i ndare ne 7 ambiente, nje sallon i bollshem bashke me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, nje tualet, korridori shperndares dhe veranda e cila pershkon gjysmen e katit. - Kati i dyte me nje siperfaqe totale prej 137.5m2, i ndare ne 7 ambiente, nje sallon i bollshem bashke me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, nje tualet, korridori shperndares dhe veranda e cila pershkon gjysmen e katit. - Kati i trete me nje siperfaqe totale prej 137.5m2, i ndare ne 5 ambiente, nje sallon ndenje, ambienti i gatimit dhe ngrenies i vecuar, nje dhome gjumi, tualeti dhe nje verande e madhe qe pershkon thuajse te gjithe katin. Vila eshte ne gjendje shume te mire, e investuar se fundi, me sistem kondicionimi qendror chiller, panel diellor per furnizimin me energji te gjithe viles, instalimet elektrike - hidraulie cilesore, e shtruar me parket druri thuajse ne te gjithe siperfaqen e saj si dhe planimetri te rregullta te ambienteve. Secili kat lidhet me tjetrin nepermjet shkalleve ne brendesi te viles, duke qene te pavarur nga njeri-tjetri. Ofrohet mundesi parkimi per 3 makina, pa cenuar ketu kopeshtin dhe oborrin qe rrethon vilen. Vendodhja ideale, hapesirat e bollshme, orientimi dhe planimetrite fantastike te ambienteve jane disa nga arsyet pse kjo vile eshte nje mundesi e mire investimi dhe banimi njekohesisht. Vila disponon dokumentacion te rregullt hipotekor. Ne cmim nuk perfshihet tatimi ne burim.
Cel. : +355 69 207 3037
Cel. : +355 69 207 3037