• Tirane, jepet me qera Vile 2 Katshe , 205 m² 3.400 € (REZIDENCA “OLIVE GROVE”, MULLET)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Autostrada Tr.-El.
Location Rruga + Nr.
REZIDENCA “OLIVE GROVE”, MULLET
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
205 m²
Cmimi Euro
3400
Rezidenca Olive Grove ka një vendodhje shumë të mirë, përballë me kalanë e Petrelës, ofron dritë gjithë ditën duke marrë parasysh orientimin nga jugu, dhe vetëm 1.8 KM nga TEG dhe 8 KM nga qendra e Tiranes. Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, ajri i pastër, privatësia dhe qetësia që ofron zona.

Zona eshte lehtësisht e aksesueshme me autostradën Tiranë – Elbasan dhe nga disa rrugë të cilat janë të asfaltuara plotësisht dhe të ndriçuara.

Rezidenca Olive Grove ofron infrastrukturë moderne, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, sistem kamerash CCTV, sipërfaqe rekreative ku do të përfshihet hapësirë e gjelbëruar, kënd lodrash për fëmijë, një fushë sporti multifunksionale, bar/kafe, shërbime tregtare që do ti përshtaten kërkesave të banorëve, palestër, një minibus për lëvizjet drejt Tiranes, jetesë në komunitet etj.

Vila ofron cilësi të lartë ndërtimi, dritare alumin termik dopio xham dhe me grila, kopshti i gjelbëruar, rifinitura te brendshme cilesore, sistem ngrohje-ftohje etj.

Vilë për qira 2 kate + bodrum me sipërfaqe totale 204.91 m2 + 260.3 m2 truall. Kati nëntokë organizohet nga ambient që mund të përdoret sipas nevojave, dhomë + tualet brenda, ambient teknik dhe tualet tjetër. Kati përdhe i cili ka akses direkt në baçe, organizohet nga një ambient ndenje + gatimi + ngrënie dhe tualet. Kati parë ofron dhomë matrimoniale + tualeti, 2 dhoma gjumi të tjera, 1 tualet dhe verandë.

Në çmim përfshihet dhe mirëmbajtja.

https://inf-93.com/property/3876/rezidenca-olive-grove-mullet-inf1720.html

Cel. : +355682050353
 


Contact WhatsApp
Location information
address
REZIDENCA “OLIVE GROVE”, MULLET, Tirane, Shqiperi
Back
Top