
Apartament 2+1 me qira – Vila L, Astir

Çmimi: 500 €/muaj
Në zonen e Astirit –tek Vila L, ofrohet me qira ky apartament ne tipologjine 2+1, i mobiluar në mënyrë funksionale dhe me një stil të pastër dhe bashkëkohor.

Karakteristikat kryesore:

Sallon i bollshëm me kënd të rehatshem ndenjeje, mobilim modern dhe dalje në ballkon që sjell dritë natyrale.

Kuzhinë druri e pajisur me të gjitha elementët bazë, në formë “L”, shumë praktike për gatim të përditshëm.

2 dhoma gjumi – një dhomë matrimoniale me gardërobë të madhe dhe një dhomë me dy krevate teke.

Tualet i mirëmbajtur me ndriçim të bollshëm dhe pajisje në gjendje shumë të mirë.

Televizor dhe ambiente të mobiluara me kujdes.

Perde të bardha, ndriçim natyral dhe stil minimal që i përshtatet çdo shije.

Vendndodhje perfekte, pranë faciliteteve, në një zonë të me akses të shpejtë në rrugët kryesore.
Cel. : 355686658315