• Tirane, jepet me qera apartament 2+1+BLK Kati 8, 125 m² 1.500 Euro (Rruga Dervish Hima)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | TVSH | Stadiumi
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
125 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 8
Cmimi Euro
1500
Zona/Rruga : Rruga Dervish Hima

Jepet me qira Apartament me sipërfaqe 125.5 m2. Apartamenti ndodhet në katin e tetë banim dhe përbëhet nga një dhome dite (zone ndejtje, zone ngrënie dhe zonë gatimi), dy dhoma
gjumi, dy tualete, nje depo dhe dy ballkone ku sipërfaqja e njerit ballkon i është bashkengjitur dhomës së ditës. Apartamenti është i sapo investuar dhe është i mobiluar në mënyrë tepër bashkëkohore. Objekti ku ndodhet prona është ndërtese e re, me lartësi 9 kate e ndërtuar rreth vitit 2000 dhe është në kushte të mira ndërtimore. Lidhja mes kateve realizohet me shkallë dhe me ashensor.

Gjendja aktuale dhe investimi teknik
Apartamenti është i orientuar nga Lindja, dhe të gjitha ambientet kanë pamje panoramike të qendrës së Tiranës. Dritaret e medha në formë vetratash bejne te mundur ndriçim të bollshëm natyral dhe ventilim te gjithe apartamentit.

Punimet e kryera në apartament janë bashkekohore dhe me teknologji te perparuar EE and ECO.

Rifiniturat:
 Vetrata jane me dopjoxham termik PVC te markes gjermane REHAU.
 Sistemi elektrik eshte qendror, e me konkretisht i perket tipologjise VIMAR By-me Smart Home, sistem ky i gjenerates se fundit per menaxhimin dhe kontrollin teresorte apartamentit.
 Sistemi i kondicionimit (ngrohja dhe ftohja) eshte sistem qendror me parametra bashkekohor per eficencen e energjise. Me konkretiksht, eshte instaluar sistem mini VRV Daikin, klasi A+ Inverter dhe jane perdorur pajisje te brendshme kanalore.
 Sistemi hidraulik, e me konkretiksht ngrohja e ujit realizohet me sistem qendror, me pompe nxehje klas A+, tip kondicioneri duke rritur keshtu eficencen e energjise dhe nivelin e kursimit.
 Muret e brendshem dhe ata perimetral jane mjaft cilesor, me fiber minerale dhe dopio laster diamanti per termicitet dhe akustike me te mire.
 Tavanet po ashtu jane me fiber minerale dhe tek laster diamanti per termicitet dhe akustike me te mire dhe jane te pajisur edhe me elemente dekorative gipsi.
 Dyshemeja eshte e veshur me parket druri. Soleta e saj eshte e veshur me gome akustike mbi te cilen jane kane kapur binare per ngritje dhe mbi binare jane vendosur lastra ABS 1 cm per izolim me te mire. Mbi keto lastra eshte shtruar parketi i drurit me spesor 2.6cm.
 Tualete jane me ngrohje me fibra karboni.
 Dera kryesore e hyrjes dere e blinduar.
 Dyert e brendshme jane prej druri.
 Tualetet jane te veshur me pllaka.

Cmimi i Apartamentit eshte 1500 Euro/muaji neto

Cel. : 0698973149
 


Contact WhatsApp
Back
Top