• Tirane, jepet me qera ambjent biznesi Kati 0, 200 m² 3.100 €

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
ambjent biznesi
Siperfaqja m²
200 m²
Kati
Kati 0
Cmimi Euro
3100


Përshkrim​

Ambient komercial për qira në Bllok, pranë restorant 'Juvenilja' tek rruga Sami Frashëri.
Në zonën më të frekuentuar dhe elitare të Tiranës.

Njësia është e pozicionuar në rrugë kryesore, me akses të drejtpërdrejtë nga trotuari.
Ndodhet pak e ulur nga niveli i trotuarit, me hyrje përmes disa shkallëve. Vizibilitet i mirë nga rruga, edhe pse nuk disponon fasadë xhami në një nivel të njëjtë me rrugën.

Organizohet në Open-Space dhe mund të përdoret për aktivitete të ndryshme shërbimi ose biznesi
Mund të cilësojmë disa: qendër estetike, klinikë, zyra shërbimesh, studio yoga/pilates, qendër kursesh, magazinë/depo etj.

► Karakteristikat Kryesore

● Sipërfaqja: 200 m²
● Organizimi: kryesisht Open Space, fleksibël për çdo lloj aktiviteti
● Fasada: 8 metra vitrinë xhami me ekspozim direkt në rrugën kryesore
● Lartësia e brendshme: 2.3 – 2.5 metra
● Akses: hyrje direkte për kalimtarët nga rruga kryesore

► Gjendja dhe Pajisjet

● Ambienti është në gjendje shumë të mirë dhe gati për përshtatje sipas aktivitetit
● Sistemi i aspirimit dhe kondicionimit mund të instalohet sipas kërkesës së qiramarrësit

► Ky ambient përfaqëson një mundësi unike në treg për çdo aktivitet që kërkon një hapësirë të madhe, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

► Çmimi është 3'100€ NETO

Për më tepër informacion, apo një vizitë në pronë, më kontaktoni!

Cel. : 0686040169
 


Contact WhatsApp
Location information
address
5 Blloku, Tirane, Shqiperi
Back
Top