• Tirane, jepet me qera ambjent biznesi , 158 m² 1.200 €

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
10 Rr. Durresit | Prokuroria
Tipi
ambjent biznesi
Siperfaqja m²
158 m²
Cmimi Euro
1200
Jepet me qera ambient biznesi tek Rruga e Durrësit – gati për nisje pune menjëherë! Ambienti i biznesit është modern dhe i investuar në detaje, me sipërfaqe totale 158 m² (148 m² neto), i pozicionuar në një pallat të ri, i organizuar në dy kate funksionale: kati i parë dhe kati -1, të lidhura me shkallë të brendshme. Ambienti ka akses direkt nga rruga kryesore, duke ofruar vizibilitet dhe kalueshmëri shumë të lartë, por njëkohësisht është i pozicionuar në mënyrë të tillë që siguron edhe privatësi për klientët. Prona disponon 2 tualete (nga një në çdo kat) dhe është e pajisur me sistem aspirimi në të gjithë ambientin, duke krijuar kushte optimale për çdo aktivitet biznesi. Është ideale për zyra, klinika, qendra estetike, butikë, qendra fizioterapie, por veçanërisht është e përgatitur në mënyrë perfekte për biznese estetike dhe bukurie. Organizimi aktual lejon që kati i parë të përdoret si parukeri dhe ambient pritjeje, ndërsa kati -1 është shumë i përshtatshëm për masazhe, thonj, lazer dhe trajtime estetike, falë privatësisë më të madhe që ofron. Ambienti shitet pothuajse plotësisht gati për punë, duke përfshirë: dy karrige profesionale parukerie me material lëkure origjinale, dy pasqyra pune, mobilje cilësore (rafte dhe tavolina të realizuara me investim premium), dy shtretër masazhi si dhe një tavolinë për shërbimin e thonjve. Ekziston gjithashtu mundësia shumë e lehtë për të shtuar shërbimin e lazerit, duke e kthyer ambientin në një qendër estetike të kompletuar. Vendndodhja është strategjike, shumë pranë qendrës dhe zonave me përqendrim të lartë biznesesh, e dallueshme lehtësisht nga rruga kryesore dhe ideale për ata që kërkojnë kombinimin perfekt mes ekspozimit dhe privatësisë. Cmimi 1200€/muaj. Per nje vizite ne prone kontaktoni 068 890 6000/068 652 2000

Cel. : 068 890 6000/068 652 2000
 


WhatsApp
Location information
address
10 Rr. Durresit | Prokuroria, Tirane, Shqiperi
Back
Top