Tirane, Inventarizues Magazine
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Qëllimi i Pozicionit
Inventarizuesi i Magazinës është përgjegjës për kontrollin, numërimin dhe rakordimin fizik të gjendjes së mallrave në magazinat e BRUNES, duke garantuar saktësinë e inventarit dhe përputhjen e gjendjes fizike me të dhënat në sistem.Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kryen inventarizimin fizik periodik të produkteve dhe materialeve në magazinë.
- Numëron dhe verifikon sasinë e produkteve sipas artikullit, kodit dhe kategorisë.
- Kontrollon përputhjen ndërmjet gjendjes fizike dhe të dhënave në sistem.
- Evidenton diferencat, mungesat, tepricat dhe artikujt e dëmtuar.
- Identifikon artikujt e paetiketuar, të pozicionuar gabim ose me problem në dokumentacion.
- Plotëson dokumentacionin dhe listat e inventarit në mënyrë të saktë.
- Bashkëpunon me përgjegjësin e magazinës dhe departamentet përkatëse për rakordimin e diferencave.
- Ndihmon në sistemimin dhe organizimin e produkteve gjatë procesit të inventarizimit.
- Respekton procedurat e kompanisë për kontrollin dhe administrimin e stokut.
- Raporton në kohë çdo parregullsi të konstatuar gjatë procesit të inventarizimit.
- Siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe saktësinë e të dhënave të inventarit.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
- Përvojë në magazinë, inventarizim ose administrim stoku përbën avantazh.
- Njohuri bazë të Microsoft Excel dhe programeve të administrimit të stokut.
- Aftësi të mira organizative dhe përqendrim të lartë në detaje.
- Saktësi dhe përgjegjshmëri në punë.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet.
- Gatishmëri për të punuar në ambiente magazine dhe për të kryer procese inventarizimi fizik.
Mund te aplikoni duke
Dërguar CV në adresën hr@brunes.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin +355697070978.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar, si dhe me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Apply WhatsApp