• Tirane, ftese per oferte

Ofrues Shërbimi për paisje dhe produkte parukerie
Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992.

Në kuadër të projektit RE-IN-VEST II dhe mbështetjes financiare për start upe, Diakonia Agapes kërkon ofrues shërbimi (kompani apo persona fizikë) të cilët ofrojnë paisje dhe produkte parukerie.
Blerja e paisjeve dhe materialeve do të bëjë të mundur mbështetjen e dy startu-peve në bashkinë Përrenjas.

Diakonia Agapes do të njoftojë për marrjen e shërbimit 3 (tre) ditë para zhvillimit të aktivitetit. Shërbimi kërkohet të ofrohet gjatë periudhës 26 – 31 Maj, 2023.
Kompanitë apo individët e interesuar duhet të dërgojnë Ofertën Financiare dhe dokumentacionin e kërkuar në zarf të mbyllur në adresën:
Diakonia Agapes
Rruga “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse
Tiranë - Shqipëri
Ose në adresën së emailit:
Email: daoffice@diakoniagapes.org

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimit është data 24 Maj, 2023 ora 12:00.

Në këtë link gjeni informacionin në lidhje me Termat e Referencës:
https://docs.google.com/document/d/...ouid=104144577475994282407&rtpof=true&sd=true

Në këtë link gjeni informacionin në lidhje me Ofertë Financiare
https://docs.google.com/spreadsheet...ouid=104144577475994282407&rtpof=true&sd=true
 


Contact
Back
Top