• Tirane, ftese per oferte Sherbim Transporti

Tirane
Tiranë, më, 06.05.2025​

Ftesë për Ofertë

ME objekt: Shërbim transporti – destinacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare

Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.

Nëpërmjet kësaj Ftese për Ofertë synohet të kontraktohet një subjekt i licensuar për ofrimin e shërbimit të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar për të rinjtë, stafin, përfaqësues nga Organizata të Shoqërisë Civile, dhe përfitues të tjerë të projektit.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mailit zyrtar
info@soskd.org.al deri më datë 15.05.2025.

Për më shumë informacione rreth Ftesës për Ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per Oferte - Sherbim Transporti.pdf
    213.6 KB · Views: 1


Contact
Back
Top