• Tirane, ftese per oferte Prodhim dokumentari

Ftesë per Oferte
Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS), e krijuar në 10 Prill 2007, është një OJF e pavarur Shqiptare,
misioni i së cilës është të asistojë dhe të luajë një rol të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm për zhvillimin e komunitetit dhe të ngritjes së kapaciteteve.
Misioni i QKSHK-së është të ofrojë shërbime për nevoja të ndryshme të komuniteteve në fushën e shëndetit publik, shkencat humane, mirëqenien sociale, ngritje të kapaciteteve të komuniteteve, ndërgjegjësim public etj.
NCCS kërkon të realizojë një dokumentar 25’ me temë mbi të drejtat e shëndetin seksual dhe riprodhues për personat me aftësisë së kufizuar, në bashkëpunim me profesionistë të medias dhe filmit.
Personat me aftësi kufizuar (AK) kanë të njëjtat nevoja seksuale dhe riprodhuese si njerëzit e tjerë.
Megjithatë nga puna që NCCS ka realizuar së fundmi me grupe personash me AK rezulton se ata nuk kanë informacion të saktë për shëndetin seksual dhe riprodhues, informacion të cilin e marrin kryesisht nëpërmjet internetit.
Këto tema janë akoma tabu dhe këtyre grupeve nuk u mundësohet mësimi apo diskutimi për këto tema në shkollë, në qendër shëndetësore apo në familje.

Gjithashtu ndodh që personeli shëndetësor nuk ofron informacion rreth seksualitetit për personat me AK, sepse mendon se këto persona nuk kanë nevojë për këtë lloj informacioni, pasi nuk janë qënie me nevoja seksuale si pjesa tjetër e popullsisë.
Ekzistojnë paragjykime rreth personave me AK se ata janë individë joseksualë ose hiperseksualë dhe të paaftë për të kontrolluar dëshirat seksuale – dhe se seksi është një luks tek i cili, personat me aftësi ndryshe nuk kanë të drejtë qasjeje.

TERMAT E REFERENCËS
Objektivi
It’s Time to Talk about It! Dokumentar 25’

Detyrat
Kompania prodhuese duhet të punojë në bashkëpunim të ngushtë me NCCS, për realizimin e detyrave të mëposhtme:
- Realizimin e skenarit;
- Realizimin xhirimeve sipas skenarit të miratuar;
- Realizimin e grafikave;
- Realizimin e montimit dhe të postproduksionit të dokumentarit.
Periudha e zbatimit të detyrave:
Data e fillimit të zbatimit do të jetë nga nënshkrimi i kontratës nga të dyja palët, date 5 Qershor, 2023.
Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë deri në realizimin/marrjen në dorëzim të dokumentarit në variantin përfundimtar, data 30 Qershor, 2023

Kriteret për përzgjedhjen e kompanisë prodhuese
1. Eksperiencë në fushën e produksionit;
2. Eksperiencë në prodhimin e dokumentarëve, në shkrimin e skenarit, në realizimihn e regjisë dhe të postproduksionit;
2. Të jetë e përgatitur të parashikojë format e ndryshme të produksionit në terren dhe në
kohë;

3. Të ketë ushtruar aftësitë prodhuese në punë të ngjashme;
4. Aftësi për të punuar brenda limiteve kohore të përcaktuara dhe me standarte të larta profesionalizmi;
5. Të jetë subjekt shqiptar.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet:
1. Dokumentacion që vërteton punë të ngjashme në fushën e filmit, televizionit që demonstron
eksperiencën në këtë fushë;
2. Jetëshkrimi;
3. Kopje ID/Pasaportë.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
1. Dokumentacioni për punë të ngjashme : 70 pikë
3. Jetëshkrimi: 30 pikë

APLIKIMET MBYLLEN MË DATË 03.06.2023
Ofertat të dërgohen në adresen e mëposhtëme
[B]nccs.albania@gmail.com[/B]

Autoriteti Kontraktor
 


Contact
Back
Top