Tirane, ftese per oferte Ndertim sere bujqesore
- Tirane
Tiranë më 06.08.2025
Ftesë për Ofertë
Objekti: Ndërtimi i një sere për qëllime bujqësore
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Të krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, është duke zbatuar Projektin “Edukimi per Ndryshimet Klimatike”, qëllimi i te cilit është fuqizimi i profesionistëve lokalë dhe të rinjve në Tiranë për të përmirësuar ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të promovuar hapësirat e gjelbra në komunitetet e tyre. Projekti financohet nga HGFD- Hermann Gmeiner Fond Deutschland dhe zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ne qytetin e Tiranës.
Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një subjekti për të siguruar ndërtimin e një sere, e cila do të mundësojë kultivimin efikas të kulturave bujqësore. Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet e interesuar të dorëzojnë ofertën e tyre dhe dokumentacionin e kërkuar brenda datës 20.08.2025 në adresën elektronike info@soskd.org.al.
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact