Tirane, ftese per oferte Lyerje, punime elektrike dhe hidraulike
- Tirane
Tiranë 13.03.2026
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT “Lyerje, punime elektrike dhe hidraulike për ambientet e Qendrës për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjes Kujdestare ,Tiranë
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në mënyrë aktive, merr pjesë në advokim dhe mbron të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social. Ne punojmë ngushtë me vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve sociale dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse.
Në Shtator 2025, SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia filluan zbatimin e Projektit “E drejta për një familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve të bazuara në komunitet në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë’, i cili synon të përmirësojë të drejtat e fëmijëve me fokus të veçantë në mbështetjen e shërbimit të kujdestarisë familjare dhe reformës së sistemeve të kujdesit alternativ në këto 5 vende të synuara. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim dhe agjencia zbatuese është SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtarë.
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për ofertë me objekt prokurimi: ‘Lyerje, punime elektrike dhe hidraulike për ambientet e Qendrës për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjes Kujdestare, Tiranë
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë/subjektet e interesuara ne kete fushe që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 26.03.2026 duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike info@soskd.org.al.
Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë referojuni dokuemntaionit bashkëngjitur duke klikuar ketu.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Contact