• Tirane, ftese per oferte KONSULENCE FINANCIARE

Tiranë më, 18.08.2023

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: KONSULENCË PËR RISHIKIMIN DHE PËRDITËSIMIN E MANUALIT FINANCIAR DHE PËRSHTATJA ME POLITIKAT DHE PROÇEDURAT PËRKATËSE TË SOS FSHATRAVE TË FËMIJËVE SI DHE TË LEGJISLACIONIT NË FUQI.

Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kërkon të kontraktojë një subjekt që ofron shërbim konsulence/konsulent me përvojë për të kryer një rishikim gjithëpërfshirës të dokumenteve, politikave dhe kornizave të SOS FF në mënyrë që të përditësohet Manuali i Politikave dhe Proçedurave Financiare dhe Kontabilitetit të miratuar aktualisht nga SOS FF. Kompania/Konsulenti duhet të hulumtojë praktikat dhe proçeset më të mira dhe të aplikojë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar që do të adresojnë boshllëqet dhe barrierat specifike duke përafruar politika të reja për të përmbushur nevojat dhe standardet e SOS FF.

Konsulentët e interesuar pritet të paraqesin një propozim teknik dhe një propozim financiar të specifikuar qartë si të tillë dhe të dërguara në adresën info@soskd.org.al, brenda datës 10 Shtator 2023.

Për informacione më të detajuara jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte-Konsulence per perditesimin e Manualit te Politikave dhe Procedurave Financiare.doc
    111.5 KB · Views: 24


Contact
Back
Top