• Tirane, ftese per oferte Kompani Audituese

Tirane
Ftesë për ofertë: Kompani Audituese

Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992.

Projekti: ”Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme” –financohet nga Bread for the World, Gjermani dhe zbatohet nga Fondacioni “Fryma e Dashurisë” / Diakonia Agapes në Njësitë Administrative Shirgjan, Tregan, Gjinar dhe Shushicë. Projekti ka filluar zbatimin që prej datës 1 prill 2024 dhe përfundon më 31 mars 2027.
Në kuadër të këtij projektit Diakonia Agapes kërkon subjekte (individë apo kompani) të cilët mund të ofrojnë auditim të projektit të mësipërm.

Ofrimi i këtij shërbimi do të ofrohet për periudhën Tetor 2024 – Qershor 2027 (në intervale 6 mujore). Ofruesi i Shërbimit (kompani apo individë) duhet të dërgojnë Ofertën financiare dhe dokumentacionin e kërkuar nëpërmjet:
- Postës në adresën:
Diakonia Agapes
Rruga: "Ibrahim Rugova”
Kutia Postare: 1545,
Tirana, Albania.

- Dorëzimi fizik në adresën:
Diakonia Agapes
Rruga: “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit“
Tiranë – Shqipëri

Dokumentat duhet të jenë në zarf të mbyllur të vulosur ku të jetë shënuar dërguesi dhe të citohet pjesëmarrja në prokurim (Titulli i shërbimit).

- Emailit në adresën: daoffice@diakoniagapes.org
Dokumentat duhet të jenë në format PDF.

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimit është: data 27 shtator, 2024 ora 17:00.
 

Attachments

  • ToR Audit Firm for Bftw project 2024 2027, Sept, 24.docx
    217.7 KB · Views: 3
  • Oferta financiare Audit Firm for Bftw project 2024 -2027.xlsx
    33.6 KB · Views: 3


Contact
Back
Top