• Tirane, ftese per oferte kerkese peer blerje PC, LapTop, Printer

KËRKESË PËR OFERTË
Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “Blerje PC, Lap Top dhe Printer per Zyre”
REF: ITB M03-23 për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.

Rreth RMSA:

Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo-qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron sherbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjeksore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.
RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Dokumentacioni i kerkuar:(detajet i gjeni ne dokumentin bashkelidhur "Kerkese per Oferte")



  1. Vendor Registration Form – Formularin e Regjistrimit të subjekteve(Plotesur)
  2. RMSA Code of Conduct – Kodi i Etikes për Ofertuesin(firmosur vulosur )
  3. Specifikimet teknike të produkteve - pajisjeve të ofruara
  4. Ekstrakt i kompanisë
  5. Dokumenta te regjistrimit te kompanisë (Nipt)
  6. Foto te produkteve
  7. Vërtetim që subjekti ofertues nuk ka detyrime fiskale të pa likuiduara
  8. Garancia për Pajisjet e ofruara
  9. Afati kohor i Dorëzimit të Pajisjeve: Ofertuesit duhet të tregojnë qartë kohën e nevojshme që u nevojitet për dorëzimin e pajisjeve dhe dorëzimin ne destinacionin final nga vete kompania.
  10. Referou specifikimeve teknike (ANEX 5 Anex 6 dhe 7) per nje oferte sa me efikase.


Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 14 Dhjetor 2023 ora 14:00 në adresën:
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë
Per cdo paqartesi na kontaktoni ne adresen e email-tprocurement@rmsa.al
Mirepresim Oferten Tuaj!
 

Attachments

  • Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve (3).pdf
    146.6 KB · Views: 6
  • Aneks 3-RMSA Supplier Code of Conduct 2023...docx
    19.9 KB · Views: 6
  • Aneks 2.Forma e ofertese Financiare ITB 2023.xlsx
    11.9 KB · Views: 9
  • Aneks 1.Forma e ofertese Teknike ITB 2023.xlsx
    15.7 KB · Views: 16
  • Kerkese Per Ofertë Blerje kompjuterash dhe printer 2023.docx
    66.3 KB · Views: 7


Contact
Back
Top