• Tirane, ftese per oferte Facilitete per organizime trajnimi ne qytetin e Tiranes

Tirane
Tiranë, më 21.11.2025​
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: Facilitete të nevojshme për organizim trajnimi (Sallë Trajnimi, drekë,darkë, pushim kafe, akomodim dhe lehtësira të tjera) në qytetin e Tiranës.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare,jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm:çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbimepërkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara nëkomunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dheshërbime mbështetëse për të rinjtë.SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në mënyrë aktive, merr pjesë në politikbërje dhembron të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social. Ne punojmë ngushtëme vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit eshërbimeve sociale dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së fëmijëve dhe tërinjve në proceset vendimarrëse.

SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOSUkrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia kanë filluar zbatimin e Projektit “E Drejtapër një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë sëfamiljeve kujdestare dhe shërbimeve me bazë komunitare’. Projekti financohet ngaMinistria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrate Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për facilitete dhe shërbime të nevojshme përorganizim trajnimesh/workshope në qytetetin e Tiranes.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve/workshopeve të paraqesin interesin e tyre deri më datë 09.12.2025 duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.

Për më detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per Oferte_Facilitete per organizim trajnimesh-workshop...pdf
    240 KB · Views: 0


Contact
Back
Top