• Tirane, ftese per oferte Ekspert për zhvillimin e trajnimeve për profesionistët lokalë mbi ‘ Hartimin dhe implementimin e fushatave ndërgjegjësuese për rekrutimin e familjeve kujdestare’

Tirane
Tirane më 13.02.2026

Ftesë për Ofertë

ME OBJEKT: Kontraktimi i një eksperti /grup ekspertësh / kompanie për zhvillimin e trajnimeve për profesionistët lokalë mbi ‘ Hartimin dhe implementimin e fushatave ndërgjegjësuese për rekrutimin e familjeve kujdestare’.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në mënyrë aktive, merr pjesë në advokim dhe mbron të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social. Ne punojmë ngushtë me vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve sociale dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse.

Në Shtator 2025, SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia filluan zbatimin e Projektit “E drejta për një familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve të bazuara në komunitet në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë’. Në kuadër të projektit që synon mbështetjen dhe promovimin e shërbimit të Kujdestarisë Familjare, parashikohet forcimi i kapaciteteve të profesionistëve lokalë nga katër bashki të përzgjedhura në Shqipëri ( Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër).

Eksperti/ekspertët/kompania do të ofrojë trajnimet për profesionistët lokalë me synim rritjen e njohurive dhe aftësive së tyre në lidhje me proçesin e planifikimit, zbatimit, dhe monitorimit të fushatave ndërgjegjësuese, me fokus rekrutimin dhe mbajtjen e kujdestarëve familjarë.

Të gjithë aplikantët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimin e tyre deri në datë 26 shkurt 2026 në adresën e-mail:
info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per oferte_Thirrje per ekspert.pdf
    424.3 KB · Views: 0


Contact
Back
Top