• Tirane, ftese per oferte Ekspert për vlerësim teknik dhe preventiv të punimeve

Tirane
Tiranë, më 09.01.2026​

KËRKESË PËR OFERTË
Ekspert për vlerësimin teknik të objekteve, identifikimin e nevojave për rinovim dhe hartimin e preventivit të punimeve dhe të specifikimeve teknike


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin “Të Rinjtë Munden për Mirëqenie dhe Punësim”, financuar nga “Children`s Villages Worlwide” .

Në kuadër të këtij projekti, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri do të angazhojë një Ekspert me qëllim vlerësimin e situatës teknike të objekteve, identifikimin e nevojave për rinovim dhe hartimin e preventivit të punimeve dhe të specifikimeve teknike për tu konsideruar nga projekti gjatë procesit të hartimit të Termave të Referencës për kontraktimin e kompanisë zbatuese që do të kryejë nderhyrjet rinovuese.
Kjo kërkesë për ofertë i drejtohet individëve, personave fizik dhe personave juridik që janë të interesuar të aplikojnë për kryerjen e vlerësimit teknik të situatës së objekteve, identifikimin e nevojave për rinovim dhe hartimin e preventivit të punimeve dhe të specifikimeve teknike.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj dhe gjithë dokumentacionin plotësues nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al deri në datë 16.01.2026.
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Terma Reference_Ekspert për vlerësim teknik dhe preventiv të punimeve.pdf
    268.6 KB · Views: 12


Contact
Back
Top