Tirane, ftese per oferte DIZENJIM DHE PRODHIM I MATERIALEVE TË VIZIBILITETIT
- Tirane
Tiranë, më, 09.04.2026
Ftesë për Ofertë
Me objekt: Dizenjim dhe prodhim i materialeve të vizibilitetit
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, në i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.
Objektivi kryesor i kësaj ftese për ofertë është përzgjedhja dhe kontraktimi i një operatori ekonomik për dizenjimin dhe prodhimin e materialeve të vizibilitetit, në funksion të aktiviteteve të projektit “Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II”.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 22.04.2026.
Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur duke klikuar në linkun: Dizenjim dhe prodhim materiale vizibiliteti
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
Contact