• Tirane, ftese per oferte DIZAJN DHE PRINTIM KARTOLINASH

Tiranë më, 14.09.2023



FTESË PËR OFERTË ME OBJEKT: DIZAJN DHE PRINTIM KARTOLINASH


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Hermann Gmeiner në vitin 1949. Ajo është e pranishme në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Si një organizatë që e siguron ekzistencën e saj përmes donacioneve lokale dhe ndërkombëtare, në periudhën e fundvitit SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri realizon “Katalogun e Kartolinave të Fundvitit”, me piktura të realizuara nga vetë fëmijët e Fshatit SOS.
Qëllimi i kësaj kërkese është dizajni dhe printimi i KARTOLINAVE DHE KATALOGJEVE TË FUNDVITIT.
Aktualisht jemi duke kërkuar bashkëpunim me një Kompani që ofron PRINTIMIN dhe DIZAJNIN e kartolinave elektronike dhe katalogut të fundvitit.


Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj përmes postës elektronike, deri më datë 28.09.2023, në adresën e emailit: info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë ju lutemi referojuni dokumentit bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte_Dizajn dhe Printim Kartolinash.docx
    33.8 KB · Views: 29


Contact
Back
Top