Tirane, ftese per oferte BLERJE PAJISJE KUZHINE DHE POLTRON BERBERI
- Tirane
Tiranë, më, 20. 01. 2026
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: BLERJE PAJISJE KUZHINE DHE POLTRON BERBERI
FONDI LIMIT: 5.000 EUR
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS FF Sh) është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS FF Sh mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS FF Sh është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Children’s Villages Worldwide. Ajo është prezente në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve, komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin YEEP II “Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve”, financuar nga BMZ Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, dhe SOS Children`s Villages Worlwide.
Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë është përzgjedhja e një kompanie për blerje pajisje kuzhine dhe poltron berberi, për përmbushjen e nevojave të organizatës në kuadër të realizimit të aktiviteteve mbështetëse me qendra të formimit profesional publike.
Nëpërmjet kësaj Ftese për ofertë janë të ftuar të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre tregtimin e pajisjeve të kuzhinës dhe poltroneve të berberit, të paraqesin interesin e tyre deri më datë 02.02.2026 duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al.
Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact