• Tirane, ftese per oferte BLERJE PAJISJE ICT

Tirane
Tiranë 14.11.2025​

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT BLERJE PAJISJE ICT

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin E Drejta për një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve me bazë komunitare në Shqipëri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për ofertë me objekt prokurimi: “Blerje pajisje ICT’’.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë subjektet që kanë në fokus të punës së tyre furnizimin me pajisje ICT që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 02.12.2025, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresë info@soskd.org.al.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per oferte_Blerje Pajisje ICT.pdf
    424.1 KB · Views: 1


Contact
Back
Top