• Tirane, ftese per oferte BLERJE PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE

Tiranë, më 17.11.2023

FTESË PËR OFERTË

Objekti: “ Blerje pajisje elektroshtëpiake”


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e interesuar për të blerë pajisje elektroshtëpiake sipas listës së përcaktuar në dokumentacionin bashkëngjitur. Janë të ftuar të gjithë subjektet e interesuar të dorëzojnë ofertën e tyre financiare nëpërmjet emailit zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 01.12.2023 ora 16:30.

Për më detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte Blerje pajisje elektroshtepiake.doc
    93.5 KB · Views: 5


Contact
Back
Top