Tirane, ftese per oferte Blerje paisjesh dhe Materiale për Bletari
- Tirane
Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992.
Projekti: ”Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme” –financohet nga Bread for the World, Gjermani dhe zbatohet nga Fondacioni “Fryma e Dashurisë” / Diakonia Agapes në Njësitë Administrative Shirgjan, Tregan, Gjinar dhe Shushicë. Projekti ka nisur zbatimin më 1 prill 2024 dhe përfundon më 31 mars, 2027.
Në kuadër të projektit, kërkohen Ofrues Shërbimi (subjekte ose persona fizikë) për të ofruar: Paisje dhe materiale për Bletari, sipas specifikimeve të përshkruara në Aneksin 1 të bashkëngjitur Termave të Referencës. Kjo mbështetje do t’u ofrohet përfituesve të projektit, bazuar në identifikimin e nevojave të tyre gjatë zhvillimit të idesë së biznesit.
Ky shërbim kërkohet të ofrohet gjatë periudhës 20 janar 2026 – 31 dhjetor, 2026.
Ofruesit e interesuar (subjekte apo individë) duhet të dorëzojnë ofertën financiare dhe dokumentacionin e kërkuar. Dokumentat duhet të jenë në format PDF.
Me zarf të mbyllur e të vulosur ku të jetë shënuar emri i dërguesit dhe të citohet pjesëmarrja në prokurim. Dokumentacioni dorëzohet në adresën:
Diakonia Agapes
Rruga: “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse
Tiranë – Shqipëri
Ose
Email në adresën: agapesdiakonia@gmail.com
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është: 16 janar, Ora 15:00

Attachments
Contact