OMA

  • Tiranë, Trajnim Për Social Media Manager me Mundësi Punësimi

Tirane
Trajnim Për Social Media Manager me Mundësi Punësimi

Interneti është fenomeni më i madh social-ekonomik i këtij shekulli. Ai ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë, bashkëpunojnë dhe jetojnë. Por gjithashtu ka krijuar dhe një lloj të ri punësimi apo profesioni: Punësimin Online.
Këta janë njerëz të cilët punojnë me kohë të plotë në Internet. Disa gjenerojnë para nëpërmjet blogjeve të tyre, të tjerë nëpërmjet ndërmjetësimit online dhe persona të tjerë janë akoma të fokusuar në ofrimin e shërbimeve personale në web. Duke iu referuar llojit të këtij biznesi, ka shumë arsye që e bëjnë punën online shumë tërheqëse.
Disa nga këto janë:
- Mund të punosh në termat dhe rregullat e tua
- Mund të punosh kudo
- Mund të lidhesh me shumë njerëz
- Është shumë fleksibël
- Ka më pak risk
- Duhet të zhvillosh aftësi biznesi
- Mund të kthehet në një biznes të madh
- Puna jote do të kthehet në diçka që ti e zotëron (në Biznesin tënd)

Duke ndjekur teknikat dhe Strategjitë e mësuara gjatë trajnimit ju do të jeni në gjendje të formoni portofolin tuaj të klientëve nga e gjithë bota.

JU DO TË MËSONI: EKZAKTËSISHT çfarë duhet të bëni që të jeni zgjidhja Nr. 1 për bizneset që kanë nevojë për Menaxhimin e Mediave Sociale. Ku ti gjeni klientët tuaj dhe si ti fitoni ata në një mënyrë të sigurtë dhe afatgjatë…
Si ta menaxhoni kohën tuaj që të punoni 30 minuta apo më pak çdo ditë (dhe prapë të fitoni para)… Plus… “—Formula e Fitimit” që do t’ju garantojë të dyfishoni apo trefishoni tarifat tuaja…
Strategji shtesë për alternativa të tjera të punësimit online.

CMIM OFERTE 149.00 €
I vlefshëm për regjistrime deri më dt. 5 Korrik 2016

Nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e trajnimit duhet të regjistroheni në faqen zyrtare të Online Marketing Academy në linkun më poshtë: http://programet.onlinemarketingacademy.al/product/trajnim-per-punesim-si-social-media-manager/

Për më shumë informacione na kontaktoni në info@onlinemarketingacademy.al

Kujdes!!!
Për të marre pjesë në trajnim duhet te regjistroheni në linkun e mesipërm.




Cel. : +55675425642
 


Contact
Back
Top