• Tiranë, Plus Consulting - Kërkohet Asistent/e Zyre me Profil Ekonomist/e

Plus Consulting, zyrë konsulence me bazë në Tiranë, është në kërkim të një Asistente Zyrtare me profil ekonomist për të bashkëpunuar në zyrat tona.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Asistencë në menaxhimin e përditshëm të zyrës dhe koordinimi i komunikimit me klientët dhe partnerët.
Përgatitja e dokumentacionit financiar dhe ekonomik sipas kërkesave dhe nevojave të klientëve.
Mbështetje në zhvillimin e raporteve financiare dhe analizave ekonomike.
Njohuri mbi aplikimet online, rregjistrimit te faturave etj.

Kualifikimet:

Diplomë Bachelor në fushën e Ekonomisë, Financës, ose fushë të ngjashme.
Me ose pa eksperiencë.
Njohuria me programet financiare jep përparësi.
Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze.
Nëse jeni një person i përkushtuar dhe motivuar për të përparuar në një ambient profesional dhe dinamik, ju inkurajojmë të aplikoni.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në plusconsulting.al@gmail.com ose në whatsapp +355 68 402 6756 . Ju falenderojmë për interesin tuaj në Plus Consulting.

Kontakt:
+355 68 402 6756
Rruga Ali Demi tek shkolla 1 Maj
Astir, Tek njesia bashkiake 11
 


Apply WhatsApp
Back
Top