Tiranë, ofroj vend pune Specialiste Rekrutimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Specialist Rekrutimi
Qëllimi i Pozicionit:
Të ndjekë dhe menaxhojë procesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimësisë së stafit, duke kontribuar në përmbushjen me sukses të objektivave të Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhon procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të rinj, duke përfshirë planifikimin e fuqisë punëtore, përgatitjen e ofertave të punës dhe procesin e integrimit në kompani.
- Përfaqëson kompaninë në panaire pune dhe aktivitete të tjera që lidhen me Burimet Njerëzore.
- Propozon ide dhe iniciativa për përmirësimin e proceseve të Burimeve Njerëzore.
- Mbështet procesin e identifikimit të pozicioneve kyçe brenda kompanisë.
- Harton profilet dhe kriteret që duhet të plotësojnë zëvendësuesit potencialë për pozicionet kyçe.
- Identifikon zëvendësues potencialë, si nga brenda organizatës ashtu edhe nga tregu i jashtëm i punës.
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore.
- Minimumi 4 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Eksperiencë pune në kompani me mbi 300 punonjës.
- Preferohet diplomë në Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
- Mendim analitik dhe proaktiv.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe organizimi.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me volume të larta pune.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2/C1).
- Njohuri shumë të mira kompjuterike.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
Divizioni i Burimeve Njerëzore
MEGATEK
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Apply WhatsApp