• Tiranë, ofroj vend pune Aprovues Kredie, Njësia e Riskut të Kredisë

Qëllimi i punës:

Kontrolli i të dhënave të aplikimit të klientit për kredi të sjella nga forca shitëse, duke dhënë një opinion profesional lidhur me situatën e kredimarrësit. Kryerja e analizës financiare me korrektësi dhe pjesë e marrjes se vendimit në perputhje me të gjitha politikat e kredidhënies së kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

1. Verifikimi fizik për të gjitha aplikimet për kredi.
2. Sigurimi që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi.
3. Merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë së degës.
4. Identifikon nevojat për trajnim të forcës shitëse dhe kryen vazhdimisht rolin e trajnuesit për punonjësit e rinj të shitjes.

Kualifikime / Kërkesa:

1. Diplomë Universitare në Ekonomi, Biznes, Financë ose në fusha të tjera të ngjashme
2. Të paktën 2 vjet eksperiencë pune në përpilimin e analizave financiare
3. Aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi
4. Të jetë i gatshëm për lëvizje në terren
5. Aftësi shumë të mira pune në grup.

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 13 dhjetor 2015. Forma e aplikimit duhet të përmbajë një leter motivimi dhe një CV.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 


Apply
Back
Top