Tiranë, ofrohet vend pune Specialist, Njësia e Thesarit, Departamenti i Financës
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 3 Fresku | Linze
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Specialist, Njësia e Thesarit, Departamenti i Financës
Qëllimi i punës:
Ofron operacione dhe shërbime për klientët e biznesit dhe Departamentin e Financave, si dhe siguron saktësinë e të dhënave në sistemet e kompanisë.
Përgjegjësitë e pozicionit:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 21 Tetor 2022 në adresën humanresources@noafin.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Qëllimi i punës:
Ofron operacione dhe shërbime për klientët e biznesit dhe Departamentin e Financave, si dhe siguron saktësinë e të dhënave në sistemet e kompanisë.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Autorizon në sistem, transaksionet për depozitimin e parave nga arkat për në llogaritë bankare të NOA-s, të iniciuara nga operacionet;
- Autorizon në sistem disbursimet e kredive të iniciuara nga operacionet bazuar në procedurat e brendshme të vendosura në bazë dhe statement të bankës;
- Mbyll listën e detyrave në sistem kur bëhet transferta bankare për disbursimin e kredisë;
- Autorizon në sistem, pagesat e klientëve të iniciuara nga operacionet;
- Hedh në sistem pagesat e klientëve për dokumentet e certifikatave, kopjet e kontratës, lirimin e kolateralit, bazuar në procedurat e brendshme në fuqi dhe statement të bankës;
- Hedh në sistem azhustimet që lidhen me interesin e përllogaritur nga investimet dhe huamarrjet, depozitat me afat, obligacionet, bonot e thesarit, etj.)
- Hedh në sistem pagesat e interesit dhe principalit për kredi për huatë e marra, obligacionet dhe depozita me afat në bazë të transaksionit sipas bank statement;
- Përditëson në sistem ri-çmimin e normave të interesit për huatë, obligacionet, depozitat me afat, T-bills dhe investime të tjera nëse është e aplikueshme;
- Hedh në sistem transaksionet e konvertimit;
- Marrja në dorëzim dhe inicimi i transfertave bankare fizikisht/e-banking për pagesa për palët e treta dhe rimbursimet e lidhura me biznesin, për furnizimin e llogarive të NOA-s si dhe disbursimet e klientëve sipas procedurave në fuqi;
- Përgatit sipas kërkesës së Drejtorit të Njësisë analizat e nevojshme në baza mujore;
- Përgatit raporte dhe shërben si backup për staff-in që merret me raportimet tek palët e treta.
- Minimumi 2 vjet eksperiencë në fushën e raportimit dhe analizës në institucionet financiare/bankare;
- Aftësi të shkëlqyera raportuese; Shumë i saktë dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe i aftë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar;
- Aftësi të demonstruara për të manaxhuar në mënyrë efektive shumë prioritete njëherësh;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim, si dhe të gjuhës angleze; Njohuri kompjuterike shumë të mira;
- Diplomë Universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike apo fusha të tjera të ngjashme.
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 21 Tetor 2022 në adresën humanresources@noafin.al
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply