• Tiranë, ofrohet vend pune Specialist IT.

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca.
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar. Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist IT.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalon dhe kryen riparime të vogla në hardware dhe software duke ndjekur manualet teknike;
  • Mbikëqyr ecurinë e përditshme të sistemeve kompjuterike;
  • Përgatit pajisjet kompjuterike për përdorim nga punonjësit, duke siguruar instalimin e duhur të kabllove, sistemeve operative dhe software të përshtatshëm;
  • Kryen vlerësimet e software ose hardware dhe rekomandon përmirësime ose përditësime;
  • Të dijë të përdorë dhe të menaxhojë sistemet e operimit Windows 7,8,10 dhe troubleshooting të tyre;
  • Të kujdeset për sistemet e sigurisë të të dhënave, si antivirus, etj;
  • Të mirëmbajë Printera, Fotokopje dhe Skanera.
Aftësitë e kërkuara:
  • Të ketë përfunduar arsim e lartë në degët Informatike, Inxhinjeri Kompjuterash;
  • Të ketë eksperiencë minimumi 2 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektore të ngjashëm;
  • Preferohet të kenë leje për drejtim automjeti;
  • Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze.
Avantazhe:
  • Kushte e komode pune
  • Mundësi zhvillimi përmes trajnimeve të vazhdueshme
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira
Apliko tani!! https://softsolution.al/soft-s
 
Back
Top