• Tiranë, ofert Senior Dotnet Developer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Web developer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca.
Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron. Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar. Soft & Solution po kërkon Senior Dotnet Developer që ka rreth 5+ vjet përvojë në zhvillimin e software-it, dizenjim dhe arkitekturë. Do të jetë përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e kërkesave komplekse për të përmbushur qëllimet e biznesit. Siguron që software-i të jetë zhvilluar për të përmbushur kërkesat e nevojshme; që zgjidhjet të jenë të dizenjuara mirë në lidhje me mirëmbajtjen/ lehtësinë e integrimit dhe testimin.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të punojë me Manaxherin e Projektit dhe ekipin e zhvillimit për t’u siguruar që ata i kuptojnë specifikimet;
  • Të gjenerojë skenarë të zbatueshëm për ekipin e testimit të funksionalitetit të teknologjisë;
  • Të vlerësojë, identifikojë dhe zhvillojë zgjidhje software-ike;
  • Të drejtojë projekte për zhvillimin e software-it;
  • Të dokumentojë dhe regjistrojë çdo aspekt të një aplikacioni ose software-i;
  • Të planifikojë produktet e dorëzueshme të software-it me manaxherin e projektit;
  • Të gjejë dhe drejtojë zgjidhje për sfidat kritike që përfshijnë ndërfaqen e software-it dhe pajisjes;
  • Të kërkojë probleme brenda sistemeve software-ike dhe t’i zgjidhë ato;
  • Të ketë marrëdhënie të mira pune me ekipin;
  • Të hartojë dhe implementojë zgjidhjet dhe modelet efektive të bazës së të dhënave;
  • Të ekzaminojë dhe identifikojë nevojat strukturore të bazës së të dhënave duke vlerësuar operacionet, aplikacionet dhe programimin e klientit;
  • Të rekomandojë zgjidhje për të përmirësuar sistemet e të dhënave ekzistuese dhe të reja;
  • Të ofrojë mbështetje duke iu përgjigjur problemeve të sistemit në kohën e duhur;
  • Të hulumtojë, dizenjojë, implementojë dhe manaxhojë programe softuerësh;
  • Të identifikojë fushat për modifikim në programet ekzistuese dhe më pas të zhvillojë këto modifikime;
  • Të shkruajë dhe zbatojë një kod efikas;
  • Të përcaktojë praktikën operacionale;
  • Të vendosë mjetet e software-it, rishikimin e kodit, proceset dhe matjet.
Profili i kërkuar:
  • 5-10 vjet përvojë në C#;
  • Njohuri të mira në programimin e orientuar drejt objektit (C #);
  • Njohuri të mira/ baza e të dhënave relacionale në thellësi (ORACLE, MySQL, SQL Server);
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese;
  • Aftësi të mira organizative dhe pune në ekip;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Gatishmëria për punë, besueshmëria dhe etika profesionale.
Çfarë po ofrojmë:
  • Kontrata afatgjate;
  • Zhvillim personal dhe profesional;
  • Pagesa dhe shpërblim mujor nëse përmbushen synimet e projekteve.

Apliko tani!!
https://softsolution.al/soft-s
 
Back
Top