• Thirrje per oferte per Sherbime Vjetore (2023 - 2024)

THIRRJE PËR KUOTIM
PËR SHËRBIME DHE PRODUKTE VJETORE
(2023-2024)
Thirrje për kuotim në tendera vjetorë (2023-2024) për shërbime të listuara si në njoftimin mëposhtë:
RRETH NESH
Terre des hommes, një organizatë jo-fitimprurëse zvicerane që operon në Shqipëri që prej vitit 1993, identifikuar me NIPT K62106002A, në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, po zhvillon procedurat e prokurimit për shërbime vjetore (2023-2024) të Hotelerise, Dizenjimit, Printimit, Produkteve Promocionale dhe Perkthimit.
RRETH THIRRJES
Terre des hommes shpall njoftimin “Thirrje për kuotim për shërbimet e Hotelerise, Dizenjimit, Printimit, Produkteve Promocionale dhe Perkthimit, për një periudhë 1- vjeçare me mundësi rinovimi kontrate.
Janë të ftuara të gjitha, kompanitë që operojnë në fushat e sipërpërmendura për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të prokurimit duke klikuar mbi shërbimin për të cilin interesoheni në mënyrë që të shkarkoni tabelën përkatëse:

• Hoteleri (sallë konferencash, dreka, pushim kafe dhe akomodim në Tiranë)

• Printime, publikime (fletëpalosje, broshura, banera, libra, module, etj.)
• Dizenjim (fletëpalosje, broshura, banera, libra, module, etj.)
• Printim materiale promocionale
• Shërbime përkthimi të gjuhëve shqip dhe anglisht


  • Kushte të përgjithshme
1. - Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit respektiv , në rubrikën e “ Cmimit/njësi” në formatin që do të gjeni në linkun e shërbimit për të cilin do të aplikoni.
2. - Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori / ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë.
3. - Sëbashku me ofertën, ofertuesi duhet të dorëzojë patjetër edhe:


  • Çertifikatën e Regjistrimit te Subjektit në QKB/NIPT .
  • Licensën përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë e cila duhet të jetë në përputhje me objektin e procedurës së prokurimit për të cilën do të aplikoni.
  • Për rastin e konsulenteve (përkthyesve) duhet të paraqitet edhe kopje e CV dhe kopje e diplomës.
  • CV të kompanisë (nje prezantim i shkurter qe ndalet tek themelimi, numri i punonjesve, bashkepunime te suksesshme, punime etj)
  • Minimumi 3 referenca per sherbime te ngjashme nga institucione, kompani, NGO. Eksperiencat e meparshme me NGO kane perparesi.
- Oferta duhet të paraqitet si mëposhtë:
1. - Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga "Skënderbej" Godina 6/2, Ap. 17, Tiranë. Në zarf duhet të shënohet "Ofertë financiare për "(emërtimin e shërbimit për të cilin aplikoni)"; ose
2. - Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: [COLOR=#0033ff]alb.application@tdh.org[/COLOR]
Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet "Ofertë financiare për "(emërtimin e shërbimit për të cilin aplikoni)";”
*Shembull: Ofertë financiare për “Printime”
3. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertës është data 07.08.2023, ora 17:00.
4. Të tjera:

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Tdh do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
Kjo thirrje për ofertë financiare nuk është detyruese për Tdh Missioni në Shqipëri të lidhë Kontratë.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 4223 99 00, ose e-mail: [COLOR=#0033ff]alb.application@tdh.org[/COLOR]


 


Contact
Back
Top