• Thirrje për Video-Editor

Durres
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Fotograf | Videograf
Eksperienca
vetem me eksperience
Qendra Amfora, publikuese e medias Amfora.al, shpall një thirrje për angazhimin e një Video-Editori/Montazhieri Multimedial, për të mbështetur prodhimin e përmbajtjeve vizuale dhe projekteve në fushën e medias dhe të shoqërisë civile.

Ky rol është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të përmbajtjes multimediale të Amforës, duke kontribuar në krijimin e historive që tejkalojnë lajmin e përditshëm dhe lidhen me çështje me interes publik.

Detyrat kryesore
Prodhimi dhe montazhi i videove për projekte multimediale, dokumentarë të shkurtër, podcast-e me video dhe materiale të tjera vizuale të Amfora.al.

Përpunimi i zërit, ngjyrave dhe efekteve vizuale për të siguruar produkte cilësore dhe estetikisht tërheqëse.

Konceptimi dhe realizimi i përmbajtjes kreative për rrjetet sociale dhe platformat digjitale (YouTube, Instagram, Facebook, etj.).

Bashkëpunimi me gazetarët, redaktorët dhe fotografët për zhvillimin e narrativave vizuale me ndikim publik.

Organizimi, ruajtja dhe arkivimi i materialeve multimediale sipas standardeve të organizatës.


Kualifikimet e kërkuara

Diplomë dhe/ose eksperiencë relevante në multimedia, arte pamore, komunikim ose fusha të ngjashme.

Të paktën 1–2 vite eksperiencë në xhirim dhe montazh video (preferohet në media, OJF ose produksione kreative).

Njohuri të mira mbi pajisjet e filmimit dhe ato audio.

Aftësi në përdorimin e programeve si Adobe Premiere Pro, DaVinci Resolve, After Effects ose të ngjashme.

Disponueshmëri për xhirime në studio dhe në terren, kryesisht në Qarkun e Durrësit dhe sipas nevojës edhe në qarqe të tjera.

Kreativitet, aftësi përshtatjeje sipas audiencës dhe platformës, menaxhim kohe dhe etikë pune.


Aplikimi:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në adresën: qendraamfora@gmail.com

1. CV (Curriculum Vitae);

2. Letër interesi (deri në 1 faqe) ku shpjegohet motivimi dhe përshtatja me misionin e Qendrës;

3. Portofol (link ose bashkëngjitje me punë të realizuara);

4. Emrat dhe kontaktet e dy referencave profesionale;

5. Modelin e Ofertës Financiare – Sipas modelit që e gjeni në faqen e Medias Amfora përmes linkut më poshtë - Për më shumë njihuni me thirrjen në faqen Amfora.al - duke klikuar më poshtë:



Afati i fundit për aplikim: 5 tetor 2025, ora 23:59.
 

Attachments

  • Aneks-A.docx
    182.7 KB · Views: 0


Apply
Back
Top