• Thirrje për Shprehje Interesi / Kërkohet ekspert/e për të vlerësuar situatën e zinxhirit të vlerës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Dibër dhe Bulqizë

Organizata World Vision Albania (WVA) po kërkon një ekspert/e për të vlerësuar situatën e zinxhirit të vlerës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (MAPs), për të identifikuar nevojat dhe potencialet për zhvillim, si dhe për të kontribuar në fuqizimin e grave dhe përmirësimin e praktikave më të mira të MAPs në bashkitë Dibër dhe Bulqizë, përmes zhvillimit të standardeve të MAPs dhe aksesit në treg, në zbatimin e projektit “Fuqizimi i grave përmes prodhimit të qëndrueshëm të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (MAPs) në bashkitë Dibër dhe Bulqizë” i financuar nga UN Women.

Për këtë shërbim WVA synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi 3-mujore, me një ekspert të interesuar.

Për më shumë lutem lexoni ToR bashkëlidhur.

Të gjithë Ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Email për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesiConsultancy for MAPs Sector Needs Assessment_UN Women
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( nëse jeni person fizik)
Të gjithë të interesuarit më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:
  1. Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
  2. Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit është data 23 Dhjetor 2025
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
 

Attachments

  • ToR 1__WV Albania_Consultancy for Assessment and capacities development_UN Women_ MAPs_ 2025.doc
    258 KB · Views: 1


Contact
Back
Top