• Thirrje për Shprehje Interesi – Trajnime dhe Mentorim në Zeje, Produkte Vendase dhe Aftësi Sipërmarrëse

Në kuadër të projektit “Nxitja e punësimit të denjë për të rinjtë dhe personat e papunë në zonën ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, World Vision Albania po kërkon një ekspert ose grup ekspertësh për të hartuar dhe zbatuar trajnime praktike dhe mentorim për gra artizane dhe prodhues lokalë në zonat e Lezhës dhe Kurbinit.

Shërbimi që kërkohet të ofrohet përfshin:

• trajnime praktike për rritjen e aftësive në zeje dhe përpunimin e produkteve vendase;
• trajnime mbi rritjen e aftësive për sipërmarrjen dhe përgatitjen e planeve të biznesit;
mentorim individual për mbështetjen e pjesëmarrësve drejt vetëpunësimit dhe formalizimit të aktiviteteve ekonomike;

Projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian përmes IPA Cross-border Cooperation Programme Montenegro – Albania, dhe zbatohet nga World Vision Albania, Agjencia e Punësimit në Mal të Zi dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në Shqipëri, ofron mbështetje për gra artizane, prodhues lokalë, të rinj, gra dhe persona afatgjatë të papunë, me fokus në zhvillimin e aftësive praktike, nxitjen e sipërmarrjes dhe rritjen e mundësive për punësim dhe vetëpunësim të qëndrueshëm.

Për këtë shërbim World Vision Albania synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi 8-mujore, me ekspert/ grup ekspertësh të interesuar.

Për më shumë lutem lexoni ToR bashkëlidhur.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Email për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesiTraining on Professional Crafts, Local Products and Entrepreneurship Skills”
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT (nëse jeni person fizik)
Të gjithë të interesuarit më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të World Vision Albania, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sëbashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
  2. Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit është data: 9 Shkurt 2026
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
 

Attachments

  • ToR_Training on Crafts, Local Products and Entrepreneurship Skills_C.docx
    1.2 MB · Views: 1


Contact
Back
Top