• Thirrje e Hapur/ Kërkohet ekspert/e për vlerësimin e rezultateve të projektit Rise Her

World Vision Albania , në kuadër të projektit “RISE HER – Fuqizojmë vajzat dhe gratë për një jetesë të pavarur” dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian, shpall të hapur Thirrjen për Shprehje Interesi për përzgjedhjen e një eksperti/e, i cili/e cila do të realizojë një vlerësimin të plotë të jashtëm të rezultateve projektit, menjëherë pas përfundimit të zbatimit të tij.

Në përputhje me kërkesat e BE-së, vlerësimi i jashtëm do të analizojë:

  • Efektivitetin dhe cilësinë e zbatimit të projektit,
  • Ndryshimet e krijuara për gratë, vajzat, OJF-të dhe komunitetet,
  • Qëndrueshmërinë e rezultateve të arritura
Për këtë shërbim World Vision Albania synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi 3-mujore, me subjekte të interesuar.

Për më shumë lutem lexoni ToR bashkëlidhur.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Email për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesiFinal Evaluation_RISE HER
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( nëse jeni person fizik)
Të gjithë të interesuarit më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
  2. Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit është data 22 Janar 2026.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.

Faleminderit paraprakisht,
 

Attachments

  • ToR_Final_Evaluation_Rise_Her_AM.docx
    186.2 KB · Views: 1


Contact
Back
Top