• Thirrje e Hapur: Kërkohet agjenci konsulence ose ekspert/grup ekspertësh, për hartimin dhe ofrimin e trajnimit mbi Manualet dhe Udhëzimet për Këshillat Vendor Rinor

World Vision Albania ka një eksperiencë shumë të pasur dhe të gjatë në punën me të rinjtë, për aftësimin dhe fuqizimin e tyre. Njëkohësisht ne punojmë edhe për nxitjen e përfshirjes/pjesëmarrjes së të rinjve në struktura lokale formale dhe jo formale. Një ndër këto struktura janë edhe Këshillat Vendor Rinor në Bashki.

Në këtë kuadër, World Vision Albania po kërkon konsulencë për hartimin e Manualit dhe Udhëzuesit Operacional për Ngritjen dhe Funksionimin e KVR-ve, si dhe hartimin e një Udhëzuesi Orientues për të Rinjtë dhe Këshillat Vendor Rinor mbi procesin dhe mënyrat e përfshirjes në qeverisjen lokale dhe procesin e anëtarësimit në BE. Roli i të Rinjve dhe Punonjësve për të Rinjtë në Bashki.

Konkretisht, WVA po kërkon konsulencë për hartim dhe trajnim mbi:

  1. Manual dhe Udhëzues për Ngritjen dhe Funksionimin e Këshillave Vendor Rinor.
  2. Manual Orientues për të Rinjtë dhe Këshillat Vendor Rinor pranë Bashkive mbi procesin dhe mënyrat e përfshirjes në qeverisjen lokale dhe procesin e anëtarësimit në BE. Roli i të Rinjve dhe Punonjësit për Rininë në Bashki.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesën e interesit në adresën vangjel_kojku@wvi.org deri më datën 24 Qershor 2024.

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe interesin tuaj!
 


Contact
Back
Top