• Tepelene, ofrohet vend pune Pirunist

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.

Në kuadër të këtij angazhimi, CCBS po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin “Pirunist” për një nga kompanitë e Grupit, Uji i Ftohtë Tepelenë (UFT).

Qëllimi i Punës

Pozicioni kerkon te arrihen objektivat e përcaktuara duke zbatuar saktë fazat e proceseve; të minimizohen ndalesat operacionale gjatë aktiviteteve të trajtimit; të reduktohen dëmtimet dhe humbjet e produkteve.

Roli dhe pergjegjesite:

  • Lëviz produktet nga zonat e magazinimit drejt kamionëve ose rimorkiove të distributorëve sipas udhëzimeve të magazinierit.
  • Magazinon produktet në vendet e përcaktuara duke ndjekur layout-in e magazinës dhe rregullat FIFO/FEFO kur është e aplikueshme.
  • Kryen kontrollin ditor të forklift-it dhe bën kontrolle të thjeshta mirëmbajtjeje.
  • Operon forklift-in në përputhje të plotë me rregullat teknike të sigurisë në mënyrë të sigurt dhe efikase.
  • Mban ambientin e punës të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
  • Raporton menjëherë çdo dëmtim, defekt ose incident sigurie te mbikëqyrësi.
  • Mbështet aktivitetet e ngarkim/shkarkimit për të siguruar dërgesa në kohë.
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme ose Shkollë Profesionale
  • Leje e vlefshme për drejtim forklift-i (kur është e aplikueshme)
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm
  • Njohuri të mira mbi operacionet e magazinës dhe standardet e sigurisë
  • Aftësi për të punuar sipas programeve dhe udhëzimeve operative
  • Kujdes ndaj detajeve dhe përgjegjësi në trajtimin e produkteve
Të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar email në hr@cocacola.al 30/05/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top