• Teknik Servisi (Mekanik)

EPPC Albania kërkon një Teknik Servisi (Mekanik), për klientin e saj, përfaqësi zyrtare e një prej kompanive më të njohura në botë të pajisjeve dhe makinerive të rënda.

Përgjegjësitë kryesore kanë të bëjnë me mbështetjen e grupit të teknikëve në zgjidhjen dhe riparimin e problemeve në makineri të ndryshme, ofrimin tek klientët të asistencës së duhur teknike në riparimin e defekteve si dhe prezantimin në mënyrë profesionale të shërbimit teknik.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë Teknike (Shkollë e mesme ose Fakultet Inxhinierik), dega Mekanike/Elektrike;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione pune të ngjashme në industrinë e makinerive, makinave, autobusëve ose kamionëve (e preferueshme);
  • Përvojë e drejtpërdrejtë në servisimin e makinerive të rënda; (avantazh)
  • Të ketë njohuri të mira mekanike, motorike, hidraulike, dhe auto-elektrike;
  • Të ketë njohuri bazë të MS Office;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Të zotërojë patentë.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top