• Teknik Ndërtimi/ Inxhinier Ndërtimi Junior

Teknik Ndërtimi/ Inxhinier Ndërtimi Junior​


Përshkrimi​

Teknik Ndërtimi/ Inxhinier Ndërtimi Junior zbaton direktivat e Menaxherit të Projektit. Ai është përgjegjës që të kontrollojë punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë & shëndetit në punë si edhe sipas kontratave me sipermarresit.

Detyrat​

  • Kryen kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, kushteve të sigurisë dhe shëndetit e jetës në punë;
  • Kryen kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – elektrik HVAC përpara fillimit të punës;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, etj.;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si edhe sigurohet se të gjithë nënkontraktoret po zbatojne rregullat sipas rregullave në fuqi;
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
  • Përgatitjen e listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Organizimin dhe koordinimin me punonjësit e nënkontraktoreve për punimet në kantier;
  • Planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
  • Evidentimin e nevojave për materiale dhe mirë administrimin e tyre, si edhe planifikimin e fuqisë punëtore;
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat si edhe ecurinë përkatëse;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga Menaxherti i Projektit, në lidhje me pozicionin e punës.

Kualifikimet​

  • Të zotërojë Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi me 3 vite eksperience në zbatim ose Teknik i mesem ndërtimi me mbi 10 vite eksperience në zbatim;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i mire verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
Personat e interesuar te aplikojnë në adresën e email-it hr@madcom.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
 


Apply WhatsApp
Back
Top