• Teknik/instalues për sisteme sigurie

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Square 21 | Parku | Globe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  2. IT Adminsitrim Rrjeti
  3. IT Teknike | Kompjutera
  4. Teknik
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Elektrosek është ngritur mbi themele të forta, të përbëra nga besimi i klienteve tanë dhe i ndërtuar nga bashkëpunimi me liderat botërorë në fushën e Sigurisë.

Prej më shumë se 10 vjetësh operojmë në sektorin e Sigurisë Elektronike, duke ndërtuar një staf profesionistësh të kualifikuar në zgjidhjet e problemeve të sigurisë.

Në kuadër të zgjerimit të stafit, shpallim vendin vakant “Teknik/instalues për sisteme sigurie”

Detyrat kryesore:


Instalim/testim:
  • Kamerave të sigurisë (CCTV)
  • Sistemeve të alarmit
  • Access Control
  • Video Intercom
Montimi dhe konfigurimi bazë i pajisjeve Hikvision.
Kalimi i kabllove dhe organizimi i infrastrukturës.
Testimi dhe kontrolli i funksionimit të sistemeve.
Mirëmbajtja dhe servisi teknik i pajisjeve.
Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike në terren.
Bashkëpunim me inxhinierët dhe ekipin teknik gjatë realizimit të projekteve.

Kualifikimet e kërkuara:
  • Arsim i mesëm/profesional ose teknik në: (Elektrikë, Elektronikë, IT / Rrjete).
  • Eksperienca në instalime të sisteme sigurie përbën avantazh.
  • Njohuri bazë mbi rrjetet kompjuterike dhe pajisjet IP.
  • Aftësi në përdorimin e veglave të punës dhe pajisjeve teknike.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe lëvizje.
Aftësi personale:
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Komunikim i mirë me klientët
  • Menaxhim i mirë i kohës dhe prioriteteve
Preferohen:
  • Certifikime profesionale në sisteme sigurie ose rrjete
  • Patentë drejtimi Klasi B
Kompania ofron:
  • Trajnime profesionale dhe certifikime teknike
  • Mundësi zhvillimi në karrierë
  • Ambient profesional dhe teknologji moderne
  • Pagesë konkurruese bazuar në eksperiencë
Kontakt:

Adresa: Rruga Muhedin Llagami, Tirane
Email: info@elektrosek.com
Cel. : +355697033333
 


Apply WhatsApp
Back
Top